Pritej te ishte nje nga ekipet pretendente te ketij sezoni, por kjo jo vetem qe nuk po ndodhet, por skuadra e Laçit ndodhet per momentin ne vendin e tete te renditjes, duke qene shume e rrezikuar edhe per renien nga Superliga.

Humbja e tretë radhazi në shtëpi ka tronditur klubin e Laçit. Sipas mediave te shkruara, nga burime në klubin kurbinas se trajneri vlonjat, Gentjan Mezani, është thuajse i larguar.

Ai nuk solli ate qe pritej dhe si rrjedhoje pritet t’i jape lamtumiren kesaj skuadre.Të njëjtat burime bëjnë me dije se drejtuesit kanë kontaktuar së fundmi trajnerin e larguar nga Dinamo, Nevil Dede.

Në orët në vijim pritet të qartësohet gjithçka dhe nëse kjo lëvizje konfirmohet, atëherë për Deden do të ishte rikthim në krye të Laçit, pasi ka qenë në drejtimin e kurbinasve edhe në vitin 2011.