Java e 24-te eshte mbyllur mbreme dhe ajo tashme i ka lene vendin javes se 25-te e cila dhuron ne kalendarin e saj disa sfida interesante, ku mbi te gjitha spikat ajo qe do te luhet ne stadiumin “Loro Boriçi” ne mes Vllaznise dhe Partizanit.

Kjo ndeshje ishte caktuar fillimisht qe te luhej diten e shtune ne oren 16.00 por gazeta “Shkodra Sport” meson se fundi se orari i startit te saj ka ndryshuar.

Si rrjedhoje, Vllaznia- Partizani do te luhet te shtunen duke filluar nga ora 17.00 po ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe sigurisht qe pritet me shume interes, ndryshe nga ajo e kupes para pak ditesh qe per arsye klimaterike u ndoq nga nje numer shume i volgel tifozesh.

Kete here do te jete ndryshe dhe Partizani vjen ne Shkoder tashme si kryesues i renditjes dhe per kete arsye, me siguri qe drejt kryeqendres se Veriut te Shqiperise do te mbeshtetet nga tifozet e kuq.

E njejta gje mund te thuhet edhe per ato te Vllaznise te cilet e kane te qarte se kjo mund te jete shpresa e fundit e saj per te qendruar ne gare per titullin kampion. Per te gjitha keto arsye, kjo ndeshje mendohet te marre vemendjen e duhur ne te gjithe opinionin sportiv shqiptar./SHKODRA-SPORT.COM/