Koronavirusi është kthyer në shqetësimin kryesor te klubi i Vllaznisë. Burime për “Panorama Sport” pranë klubit shkodran bëjnë me dije se janë infektuar me COVID-19 edhe katër futbollistë të tjerë të kuqebluve,
Madje, perpos tyre eshte infektuar edhe shoferi i autobusit. Rezultati i analizave ka qene i tille, megjithese ky i fundit nuk ndjen asnje shqetesim.
Nderkohe, jane zbardhur edhe emrat e kater lojtareve qe kane dale pozitiv me covid-19.
Behet fjale per brazilianin Victor Da Dilva, gjermanin Mandiangu, afrikanin Dunga si dhe shqiptaro- maqedonasin Adili.
Duhet thene se keta futbolliste deri dje kane qene normalisht ne stervitje dhe nuk kane ndjere shqetesime.
Megjithate pas ardhjes se ketyre pergjigjeve ata tashme jane karantinuar dhe kesisoj numri i lojtareve ne dispozicion te stafit teknik eshte reduktuar edhe me shume.