Ish-trajneri legjendar i Arsenalit, Arsen Venger ishte shumë pranë arritjes së akordit me Bajernin e Mynihut për të marrë rolin e trajnerit, pasi e ardhmja e Niko Kovaç është larg bavarezëve.

Por zhvillimet e fundit nga Gjermania deklarojnë se trajneri francez nuk do të marrë kreun e pankinës, pasi e konsideron projektin aktual të bavarezëve si një detyrë që nuk është gati ta marrë përsipër në këto momente.

Por Venger nuk do të jetë larg Bajernit, pasi është gati të marrë një rol drejtuesi në klub. Me eksperiencën e tij prej më shumë se dy dekadash në futboll, Venger ka njohje me shumë futbollist dhe ka aftësinë të sjellë në Mynih lojtarë të kalibrit botëror.

Në rast se Venger merr këtë rol, transferimi i tij i parë do të jetë një lojtar që e njeh shumë mirë dhe që e ka drejtuar për 10 vite, Aron Ramsej./vipsport/