Ledio Pano ka bindjen se ndeshja e sotme mes Partizanit dhe Vllaznisë, pa si rrallëherë shkodranët të hiqnin dorë nga futbolli me të cilin kishin mësuar në vitet e fundit.
Në “SuperSport”, ish-futbollisti theksoi se shkodranët kishin hequr dorë nga futbolli i tyre imponues sot ndaj kishin bërë një sfidë shumë të dobët.
“Për mua kjo është ndeshja më e dobët e Vllaznisë, donte të mbrohej pas golit. Por edhe kur ka pasur rezultatin në favor, Vllaznia është munduar të prodhojë lojë.
Sot nuk e pamë farë, në pjesën e dytë Vllaznia ishte inekzistente dhe priste kur do shënonte Partizani. Edhe pse e thashë që Partizani nuk ka forcën e duhur dhe lojtarë për të shënuar në portën kundërshtare”, tha Pano.