Pas nje fitoreje dhe nje humbje, vjen edhe barazimi i pare per “Panthers” Shkoder ne kampionatin “Sunday League” ne futbollin 9×9 te zhvilluar mbremjen e sotme ne kryeqytet. Ndaj ekipit Ferraj FC eshte rregjistruar rezultati i barabarte 1-1.

Gazeta meson se edhe ne kete ndeshje ekipi shkodran ka patur jo pak mungesa dhe si rrjedhoje kjo ka ndikuar ne paraqitjen e tij ne fushen e lojes duke mos shfaqur vlerat e tij me te mira.

Golin e vetem per “Panthers” e ka shenuar futbollisti Klevis Bebeziqi me penallti ne minuten e 34-te. Me pas, pavaresisht perpjekjeve te bera nga futbollistet e saj nuk ka arritur te shenoje gol tjeter.

Si rrjedhoje, i gjithe takimi eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 1-1 dhe te dy ekipet ndajne nga nje pike. Pas javes se trete te kampionatit, “Panthers” Shkoder ka arritur te grumbulloje 4 pike dhe ndodhet ne mesin e tabeles se renditjes.

Javen e ardhshme ekipi shkodran qe drejtohet nga trajneri Fatmir Axhani do te ndeshet me “Vater”, ekipi i cili edhe ai ka aktualisht 4 pike dhe per kete arsye pritet te jete nje ballafaqim i forte ne fushen e lojes./SHKODRA-SPORT.COM/