Lucas Paqueta thuhet se është zotuar për angazhimin e tij te Milan pas emërimit të Stefano Pioli.
Paqueta nuk u përshtat aspak nën Marco Giampaolo, i cili akuzoi mesfushorin se ishte “tepër brazilian” në qasjen e tij.
Gazzetta dello Sport shkruan se ai vlerësohet gjithashtu “shumë lartë” nga drejtori sportiv i Paris Saint-Germain Leonardo.
Leonardo ka punuar për Milanin sezonin e kaluar dhe luajti një rol kryesor në transferimin e 22-vjeçarit në San Siro në janar.
Sidoqoftë, gazeta siguron se nuk ka pasur kontakte midis agjentit të tij Eduardo Uram dhe PSG.
Për më tepër, ai është përshkruar si “duke u ndier mirë” në San Siro dhe “i bindur” për rivendosjen e tij në formacionin e ‘Rossonerëve’ me Pioli në krye. /La