Kur dukej se gjithçka po shkonte mire ne pergatitjet per ndeshjen ndaj Tiranes qe do te luhet te premten ne oren 18.00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, ne kampin shkodran shqetesojne demtimet e tre prej titullareve te cilet jane ne dyshim serioz per te luajtur.

Kete gje e ka deklaruar vete trajneri Gospodinov ne nje prononcim te dhene per “RTSH Sport” ku megjithate ai shprehet entuziast se edhe me mbeshtetjen e tifozeve, Vllaznia mund t’ia dale te fitoje ndaj Tiranes.

“Para ndeshjes me Tiranen kemi probleme me disa lojtare te demtuar. Evans ka nxjerr kaviljen ne ndeshjen me Partizanin, edhe Shestani te njejtin problem para dy netesh, kurse Perine ka probleme me kofshen.

Situata nuk eshte shume e mire, sepse 3 lojtaret tane kryesore nuk dihet nese do luajne ndaj Tiranes. Shpresoj qe ne 2 ditet e ardhshme fizioterapisti jone te beje me te miren, ti rikuperoje keto lojtare dhe te luajne te premten.

Atmosfera eshte shume e mire pas fitores me Partizanin. Kjo ndeshje na ka dhene energji dhe pozitivitet. Por tani duhet te jemi te fokusuar sepse Tirana eshte nje nga ekipet me te mira ne Shqiperi. Kemi luajtur nje here me to dhe ishte nje ndeshje e veshire dhe mendoj se e tille do jete edhe te premten.

Shpresoj qe tifozet te jene te pranishem ne kete ndeshje dhe te mbushet plot pallati i sportit ne Shkoder. Me ndihmen e tyre dhe perqendrimin tone shpresoj ta fitojme kete ndeshje.

Ne ndeshjen e fundit, qendrat tone kane luajtur shume mire dhe lojtaret e huaj jane pershtatur me skuadren. Mendoj se nuk ka problem mes amerikaneve dhe shqiptareve, por momentalisht problem eshte demtimi i tyre qe mund te na penalizoje ne ndeshjen ndaj Tiranes”- eshte shprehur trajneri bullgar i Vllaznise.