Nesër ekipi i Vllaznisë do të luajë finalen e këtij sezoni, atë ndaj Bylisit, sfidë kjo që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.

Kuqeblutë do t’i japin sot fund përgatitjeve për këtë takim që duan ta fitojnë patjetër e më pas do të nisen drejt Durrësit ku do të akomodohen në këtë pragndeshje.

Por para se të ndodhë kjo, pritet që ata të zhvillojnë një festë të vogël, e cila në darkë pastaj mund të jetë edhe më e madhe.

Portieri Erind Selimaj pikërisht sot feston 30 vjetorin e lindjes dhe padyshim që ai do ta festojë gjatë këtë përvjetor jo vetëm me familjen e tij por edhe me shokët e ekipit.

E ka nisur karrierën tek Vllaznia, më pas ka kaluar tek Tërbuni, Luftëtari, Ada dhe prej gjashtë sezonesh është rikthyer sërish tek kuqeblutë, me të cilët nesër në portë mund të fitojë edhe një trofe.

Një kupë që do të vinte pikërisht edhe si dhuratë e ekipit për ditëlindjen e tij. “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite të tjera të lumtura Erind Selimajt!
© shkodrasport.com