Besëlidhja u mund në miqësore nga Tirana me rezultatin 5-2, në një ndeshje të dominuar plotësisht nga bardheblutë. Pas ndeshjes, në një prononcim për mediat, trajneri i Besëlidhjes, Elvis Plori u shpreh se skuadra e tij do të jetë në garë për t’u ngjitur në Superiore ndërkohë që shtoi se edhe mund të ketë sërish shtyrje të kampionatit.
Ishte një miqësore por që nuk ishim përgatitur dhe erdhi ditët e fundit. kisha 4 mungesa por ishte test i mirë sepse nuk jemi të qartë për fillimin e kampionatit. Tirana ka cilësi shumë dhe bën diferencën.
Nëse dalin para portës shënojnë dhe forcat nuk janë të barabarta. Nëse miqësoret kanë ecur mirë, ky rezultat mund të na bëjë të jemi me këmbë në tokë.
Mund të ketë shtyrje të kampionatit pasi asnjëherë nuk ka ndodhur që shorti të hidhet një javë para kampionatit. Kam mungesa dhe javën e ardhshme them se kthehen. Ne kemi objektiv Superligën dhe duke barazuar peshat me skuadrat e tjera, jemi të denjë për të dalë në Superiore. Duke bërë ndeshje miqësore me Besën e Veleçikun, diferencat janë aty-aty”, tha Plori. /VipSport/