Momente të lumtura për mbrojtësin e djathtë të ekipit Vllaznia U-19 Elmir Lekaj. Brenda dy ditësh ai ka përjetuar tre gëzime që do t’i mbeten gjatë në mendje. Të parin e ka patur më 18 janar, teksa festoi 18 vjetorin e lindjes. Dy ditë më vonë, pikërisht dje, në media u publikua lista e kombëtares U-19 për grumbullimin e rradhës dhe në këtë listë ka qenë edhe emri i tij. Sikur të mos mjaftonin këtu gëzimet për këtë djalosh, ditën e djeshme është luajtur ndeshja e turit të parë të Kupës së Shqipërisë në mes Vllaznisë dhe ekipit AAS.

Lekaj ka shënuar golin e parë të kësaj ndeshje të fituar nga skuadra e tij me rezultatin 2-1. Për më tepër, këtë gol mund ta ndiqni tek videoja e mëposhtme pikërisht në minutën 1.40 të saj. Në këtë mënyrë, ditët e fundit kanë qenë vërtetë të gëzueshme për këtë futbollist dhe sigurisht që për ta tashmë ka rëndësi të shtojë punën sepse është një element që premton për të ardhmen.

© shkodrasport.com