Ndër katër lojtarët që kanë ardhur tek Vllaznia gjatë merkatos së janarit, emri i cili po spikat më shumë për momentin është ai i mbrojtësit Renato Malota. Lezhjani jo vetëm ka arritur të ambjentohet shumë shpejt me pjesën tjetër të skuadrës, por nisur edhe nga forma e mirë fizike që gëzon, duket se do të ketë rolin e liderit në mbrojtjen e kuqebluve. Për momentin edhe harmonizimin me shqiptaro- maqedonasin Berisha po shkon mirë, ndonëse ky i fundit ka sërish për t’u përmirësuar nga ana fizike.

Mbrojtja e Vllaznisë është ndërtuar thuajse nga fillimi dhe për këtë arsye, Malota ka përgjegjësinë e mbajtjes në lartësinë e duhur të këtij reparti, nisur edhe nga përvoja e madhe që ka në kampionatin shqiptar. Stafi teknik duket shumë i kënaqur me këtë gjë dhe e gjitha pritet të reflektohet në ndeshjet zyrtare të ekipit shkodran.
© shkodrasport.com