Mbrëmjen e djeshme është luajtur ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë, e vlefshme për Eleminatoret e Euro 2020-të. Kjo sfidë nuk pati shumë histori në fushën e lojës, pasi gjithçka ka folur për “gjelat” që kanë fituar me rezultatin e thellë 4-1.
Miërpo, kur skuadrat zbritën në fushë dhe kur nisi të ekzekutohej himni jonë kombëtar, ndodhi një situatë e çuditshme, sepse në sfond u vendos himni i Andorrës, gjë që shkaktoi edhe reagime nga ana e lojtarëve të Kombëtares sonë.
Më pas, spikeri i stadiumit, kërkoi falje për ngatërrimin e himnit, por kërkoi falje për Armeninë, duke e bërë situatën “lëmsh”.
Në këto kushte, është presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili i ka dhënë një mesazh kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, duke i kërkuar ndjesë dhe e ka quajtur si veprim të patolerueshëm të Federatës Franceze të Futbollit.
Kryeministri Rama vlerëson po ashtu mesazhet e ndjesës nga vetë FFF-ja (Federata Franceze e Futbollit) si dhe nga mediat franceze, për gafën e rëndë në interpretimin e himnit te flamurit tonë në “Stade de France”.
Kryeministri e përgëzon kombëtaren franceze për fitoren e merituar dhe uron t’i shohë te dy ekipet të shfaqin në ndeshjen e kthimit, e cila do të hapë edhe dyert e Arenës së re Kombëtare, një përballje po aq të bukur e dinjitoze, sa ç’janë himnet kombëtare të dy vendeve./newsport/