Goli i sulmuesit Mehdi Çoba i ka mjaftuar Vllaznise U21 per te mundur Kukesin dhe per te ruajtur vendin e dyte ne renditje dy jave para fundit te kampionatit.

Takimi i sotem i zhvilluar ne Tirane ka qene shume i rendesishem per ekipin shkodran sepse nje rezultat tjeter vec fitores do ta largonte ate thuajse perfundimisht nga pretendimet per titullin kampion.

Perballja me Kukesin ka qene shume e forte dhe ne fushe ka patur rivalitet. Si rrjedhoje pjesa e pare eshte mbyllur ne barazim pa gola 0-0.

Ne te dyten nderkohe do te vinte edhe goli i shumepritur i sulmuesi Çoba, pikerisht ne minuten e 60-te qe do te çontet ne kembe gjithe pankinen shkodrane.

Ne 30 minutat e mbetura me pas, shto edhe shtesen, pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve nuk ka patur gola te tjere dhe si rrjedhoje i gjithe takimi eshte mbyllur me fitoren 1-0 te Vllaznia U21.

Me kete fitore ajo eshte ngjitur ne kuoten e 54 pikeve dhe eshte serish ne vendin e dyte, pikerisht 3 pike larg Bylis qe mban vendin e pare. Interesant eshte fakti se javen e ardhshme keto dy skuadra do te ndeshen ne Shkoder dhe me shume siguri, rezultati i asaj ndeshje do te vendose shume gjera per titullin kampion./SHKODRA-SPORT.COM/