Teuta mori përsëri kryesimin e Kategorisë Superiore, në javën që lamë pas. Durrsakët shfrytëzuan në maksimum ndalesën e Partizanit dhe humbjen e Vllaznisë, për të mposhtur Bylisin dhe për të marrë kështu kreun e renditjes.

Me humbjen ndaj Kukësit, Vllaznia ka zbritur në vendin katërt, teksa tashmë rrezikojnë edhe Europën, pasi Tirana e vendit të pestë qëndron vetëm 1 pikë pas.

Pikërisht duke parë këtë, kapiteni i Teutës, Renato Arapi, nuk i ka kursyer thumbat për rivalët shkodranë, teksa iu kujton atyre këngën e cila po përgatitej pak kohë më parë nëe “Loro Boriçi”, ku skuadra kryesonte dhe titulli dukej shumë afër.

“Po me atë këngën që përgatitëm çfarë do të bëjmë tani? Apo ecim si gjithmonë, hit veror”, shkruan Arapi në profilin e tij, duke hedhur kështu një thumbë ndaj Vllaznisë.