Historia 100 vjeçare e Vllaznisë ka patur brenda kontributin e shumë sportistëve të talentuar, trajnerëve e drejtuesve.Në këtë 100 vjetor të këtij klubi, merr edhe më shumë vlerë festimi i të tjerë përvjetorëve të figurave të sportit shkodran.

Njëri prej tyre është pikërisht Zyhdi Basha, ish- futbollisti i Vllaznisë i cili sot e ka ditë feste. Ai ka lindur në Shkodër më 8 shtator 1946 dhe pra sot mbush 72 vjeç.

Ka luajtur në vitet 1966-1976 si mbrojtës i djathtë me Vllazninë. Gjatë kësaj periudhe ka fituar dy tituj kampion në vitet 1972 dhe 1974 si dhe Kupën e Republikës në vitin 1972.

Padyshim që gjatë këtyre viteve të karrierës së tij sportive ka lënë gjurmë, duke marrë e përcjellë më pas traditën e shquar të familjes Basha nga vëllai më i madh Xhevdeti, e për ta pasuar tek më të vegjlit Lutfia, Vehbia, Besimi dhe për të përfundur tek i nipi- Çlirimi.

Me këtë rast, gazeta “SHkodra Sport” i uron edhe 100 vite të tjera të lumtura Zyhdi Bashës!
© shkodrasport.com

Ne foto Zyhdi Basha me te vellane Xhevdetin, ne vitin 1978