Gjeografia e futbollisteve shqiptare neper ekipe dhe Akademi te ndryshme te Europes zgjerohet gjithnje e me shume. Nje 13 vjeçar me origjine nga Razma e Malesise se Madhe eshte nje nga elementet me te spikatur te Akademise se Parmes.

Behet fjale per Gabriel Ramajn i cili po spikat tek kjo Akademi dhe jo me kot eshte vleresuar edhe si futbollisti qe mban shiritin e kapitenit te ekipit U13. Njekohesisht eshte nje nga lojtaret me te rendesishem te ketij ekipi.

Ramaj luan si mbrojtes, eshte shtatelarte dhe duket se do te kete nje te ardhme te mire ne futboll. Specialistet italiane e vleresojne per ate çfare ai po tregon me ekipin e tij. Ai eshte rritur ne Itali megjithate me siguri qe ne te ardhmen do te zgjedhe te luaje per ekipet kombetare te Shqiperise, prej nga dhe ka origjine.
www.shkodrasport.com