Arlind Ajeti bëri një paraqitje fantastike në ndeshjen kundër Adana Demirspor në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, edhe pse skuadra e tij Kluzh nuk arriti dot të kualifikohej.
Gjithsesi kjo gjë mori menjëherë vëmendjen e presidentit të klubit turk, Murat Sançak, i cili pas përfundimit të ndeshjes zbriti menjëherë në fushë për të takuar mbrojtësin e Kombëtares dhe duke i bërë një ofertë për ta transferuar.
Sançak i bën me shenjë drejtorit sportiv të Adanës duke i thënë: “Ne po e blejmë këtë” dhe më pas i pa emrin në fanellë për t’i fiksuar emrin.
Kujtojmë që Ajeti u transferua këtë verë te skuadra rumune e Kluzh dhe menjëherë ka marrë vëmendjen e klubeve të tjera.