Me ne fund vjen edhe debutimi me ekipin e pare te Panathinaikosit. E kemi fjalen per futbollistin 18 vjeçar me origjine nga Shkodra i cili diten e sotme ka zhvilluar te paren ndeshje zyrtare me ekipin e njohur grek.

Ka ndodhur keshtu ne ndeshjen e vlefshme per kampionatin grek te futbollit, ate ndaj ekipit Panetolikos, te cilen Panathinaikos e fitoi me rezultatin 2-1.

Trajneri Fatih Terim e ka hedhur Fikajn ne fushe pikerisht ne minuten e 90-te duke zevendesuar futbollistin Juankar dhe shkodran ka luajtur edhe ne pese minutat e shteses, megjithate i rendesishem ka qene debutimi i tij.

6 minutat e sotme do te mbeten gjate ne mendjen e Elton Fikajt sepse data 7 janar 2024 shenon debutimin e tij me ekipin me te njohur grek- Panathinaikos dhe per me teper ne nje ndeshje kampionati. Ardhja e trajnerit Terim ne krye te kesaj skuadre, ka bere qe ai te kete me shume besim per mbrojtesin e kombetares U19 te Shqiperise.

Dhe pasi e grumbulloi pak dite me pare ne ndeshjen ndaj PAS Giannina, sot vendosi ta hedhe ne fushe dhe me siguri qe do ta kete ne planet e tij edhe per ne ndeshjet e ardhshme sepse e vlereson shume talentin e ketij lojtari.

Me fitoren e sotme, Panathinaikos eshte ngjitur ne kuoten e 40 pikeve dhe per momentin mban vendin e pare te renditjes, por me shume siguri do ta mbaje serish sepse skuadra e vendit te dyte PAOK qe po luan tani, eshte ne humbje 0-2 ndaj Aris.
Gjergj KOLA