Lacio u mund nga Interi me rezultatin 1-0, por paraqitje mjaft të mirë bëri Tomas Strakosha.
Ai mund të kishte vepruar më mirë në rastin e golit të shënuar nga D’Ambrozio, ndërsa vlerësohet me notën 6.5 nga “tuttomercatoëeb” pas ndeshjes.
“Në golin e D’Ambrozios është i vendosur jo mirë, goditja me kokë e lojtarit zikaltër është shumë pranë portës së tij.
Në pjesën e dytë, bën gjithçka mirë, në një rast të dyfishtë nga Barela, më pas duke pritur edhe goditje e Politanos” – shkruhet në vlerësimin për Strakoshën.