Gennaro Gattuso është një tip që nuk mund të qëndrojë larg futbollit. Italiani ndërpreu bashkëpunimin me Valencian më 30 janar. Dëshira e tij është të rikthehet në Itali.

“Më pëlqen të punoj në Itali, por edhe në shtete të ndryshme. Më duhet të ndjej besim, është shumë i rëndësishëm për punën e një trajneri. Do të më pëlqente shumë të rikthehesha në Itali”, u shpreh Ringhio disa ditë më parë.

Oferta e parë ka ardhur, por jo nga Italia. Drejtuesit e Olympiacos, rekordmenët e futbollit grek, janë gati t’i besojnë stolin, aty ku përkohësisht qëndron francezi Anigo.

Gattuso ka marrë një ofertë zyrtare nga klubi nga Pireu dhe për momentin po mendohet nëse duhet të rikthehet në Greqi, aty ku provoi një aventurë të shkurtër te OFI i Kretës (2014).