Një tjetër fundjavë pozitive për disa nga legjionarët shqiptarë, të cilët ishin protagonistë për skuadrat e tyre.
Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” 5 lojtarët më të vlerësuar të kësaj jave.
Vendin e parë e mban mesfushori Kristjan Asllani me notën 7.7 i cili shkëlqeu 66 minuta në fushë ndaj Salernitanës. Goli i shënuar nga Gosens në minutën e 6-të u gatua nga këmbët e Asllanit, i cili gjithashtu dhuroi edhe disa topa të magjishëm “alla Pirlo” për shokët e skuadrës.
Vendin e dytë e mban Anis Mehmeti me notën 7.4 pasi shënoi golin e parë me Bristol Sitin. Ai i dhuroi fitoren ekipit të tij, vetëm 4 minuta pasi u fut në fushën e lojës.
Në vendin e tretë pozicionohet Jason Ceka me notën 7.3 pas performancës të mirë me ekipin e tij.
Në vendin e katërt renditet sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Xhakomo Vrioni me notën 7.2. Ai shënoi golin e tij të parë me New England Revolution.
I pesti pozicionohet Lindon Selahi me notën 7.1 pas performancës të mirë me Rijekën.