Shkëlqim Muça parashikon se ndeshjet e javës së 33-të në Superiore do të jenë me rezultate që do të komplikojnë edhe më shumë luftën për titullin kampon, pasi Teutës e Partizanit do t’i bashkohet tashmë edhe Laçi.

“Kastrioti-Teuta ndahet barazim. Bylis-Vllaznia, barazim. Në Laçi-Skënderbeu fiton Laçi. Te Apolonia-Kukësi, Kukësi. Partizani-Tirana, barazim. E kam thënë që titulli vendoset në javën pas saj”, tha Muça në “Rubrika Sportive”.

Sipas parashikimit të ish-futbollistit e trajnerit të njohur, në fund të javës së ardhshme, skuadra e Teutës do të mbetej përsëri e para me 60 pikë, por me Partizanin e Laçin të bashkuar pas saj në kuotën e 59 pikëve.

Tashme mbetet per t’u pare nese ndodh vertete keshtu, te pakten ne ndeshjen Bylis- Vllaznia rezultati nje barazim ne kete ndeshje, do ta largonte edhe me shume skuadren shkodrane nga objektivi i saj ne kampionat.