Kategoria Superiore për moshat U-21 do zhvillojë sot javën e 24. Në fushë do zbresin 10 skuadra për pesë sfida. Kryesuesit e Bylis luajnë në shtëpi me Football Republic, me sfidën që parashikohet e lehtë për ballshiotët e Kulit.

Vllaznia e vendit të dytë luan në transfertë me Kukësin. Pas perballjes me ekipet e te rriturve, tashme keto dy klube do te perballen sot edhe me 21 vjeçaret, ku me i interesuar per fitoren duket se eshte ekipi shkodran qe eshte pretendent per titull.

Nderkohe Teuta pret Akademinë e Futbollit. Tirana ka një transfertë jo të lehtë ndaj Apolonisë, ndëtsa Laçi dhe Kastrioti përplasen së bashku. Ndeshjet do zhvillohen në tre orare të ndryshme.

Kategoria Superiore U-21:

15:00 Teuta – Akademia e Futbollit

12:30 Laçi – Kastrioti

15:00 Bylis – Football Republic

14:00 Kukësi – Vllaznia

15:00 Apolonia – Tirana