Ekipi i Murlanit po mbyll sezonin e pare ne kampionatin e femrave. Ne tabelen e klasifikimit, ky ekip renditet ne vendin e peste, ne kuoten e 34 pikeve. Ata do te luajne diten e neserme ndeshjen e fundit ndaj Tirana AS, nje ndeshje ne leter e lehte, c’ka mund ta coje ne 37 kuoten e pikeve.
Megjithate, ne nje prononcim te dhene per “Shkodra Sport”, trajneri i Murlanit Arben Parmeza, shikon pertej kesaj ndeshjeje, duke komplimentuar skuadren e tij per lojen qe shfaqi ne fushe gjate ketij sezonit.
“Neser do luajme me Tirana AS. Nje kundershtar ne dukje i lehte, gjithsesi jemi pergatitur. Kemi nje mungese per arsye demtimi dhe shkojme ne Tirane, per ta fituar kete ndeshje.
Ecuria e ekipit te Murlanit do te thoja se faza e dyte ndryshon nga faze e pare per mire. Kemi zhvilluar ndeshje me nje loje me te mire dhe me rezultate poashtu. Padyshim qe afrimet nga Brazili dhe puna jone e perbashket, beri qe Murlani ne fazen e dyte te kampionatit te perballej denjesisht me te gjitha ekipet e kampionatit. Keshtu qe per sa i takon ecurise, padyshim qe jam i kenaqur.
Te them te drejten, per si e nisem kampionatin, me ato veshtiresi qe dihen tashme, them qe kemi bere me te miren e mundshme. Padyshim, Vllaznia mbetet ekipi per t’u ndjekur dhe pse jo per t’u rivalizuar.
Murlani ne vitin e pare te krijimit, them se ka marre maksimumin e mundshem. Nuk jane piket si tregues, por jane lojerat e zhvilluara dhe rezultatet e fazes se dyte ato qe na ngrohin dhe na japin besim per vazhdimesine, qe Murlani i sezonit te ri, do jete me i forte dhe me objektiva te tjera”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Murlanit te femrave, Arben Parmeza.
Maringlen ZHIVANI