Tek Murlani ende nuk u ka ikur zemerimi me ate se çfare u ndodhi ne ndeshjen e se shtunes ndaj Tiranes. Vendimi i ndryshuar i arbitres se takimit per te akorduar nje gol ne favor te Tiranes ne minuten e 90-te pas gati 20 minutash presioni prej stafit te saj, por edhe personave te tjere te jashtem, konsiderohet absurd prej tyre.
Trajneri Arben Parmeza duke folur ne emisionin “Sport Arena” ne lidhje me kete çeshtje eshte shprehur: “Te ndodhe ne mes te Tiranes nje gje e tille eshte e pakuptimte. Dhe per me teper, shoh qe edhe mediat duan te mos i kushtojne rendesine e duhur por ta anashkalojne.
Llogarite te kishte ndodhur ne fushen tone nje gje e tille se me çfare etiketimesh do na kishin mbuluar. Kjo qe ndodhi ne kete ndeshje eshte nje precedent i rrezikshem sepse nese Federata nuk vendos drejtesi, atehere i lind e drejta çdo ekipi qe duke mos qene dakord me vendimin e arbitrit, te futet ne fushe, t’i beje presion atij dhe ta ndryshoje vendimin dhe per me teper askush nuk denohet”.
Po çfare pret KF Murlani nga e gjithe kjo histori e ndodhur ne ndeshjen e kampionatit te femrave ndaj Tiranes e cila u mbyll me fitoren e kesaj te fundit ne shifrat 4-2?
Parmeza thote: “Ne e kemi reklamuar ndeshjen, kemi dorezuar ne Federate te gjithe provat se ajo qe ndodhi nuk eshte aspak normale dhe tashme presim vendimet e Komisioneve perkatese te saj. Une nuk e di se çfare do te vendoset, por ajo ndeshje nuk duhet konsideruar e perfunduar me ate rezultat.
Ndoshta mund te rinise serish ne minuten e 90-te para se te fillojne ato rremuja, ndoshta duhet filluar nga e para, apo pse jo edhe te na jepet ne ne tavoline 3-0 sepse kundershtari shkeli te gjithe parimet e futbollit me ate se çfare ne fushen e lojes. Ne thjesht presim nje vendim normal nga vendimet e Komisioneve te Federates”./SHKODRA-SPORT.COM/