HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPartizani arriti akordin me një nga dëshirat e Zekiç, klubi bllokon transferimin...

Partizani arriti akordin me një nga dëshirat e Zekiç, klubi bllokon transferimin e mbrojtësit maqedonas

Todor Todoroski është një nga dëshirat e Partizanit në merkato dhe të kuqtë po punojnë për të firmosur me mbrojtësin e djathtë. Megjithatë, rrugës gjërat janë vështirësuar dhe situata ka ndryshuar.

24-vjeçari është pjesë e Sumgajit në Azerbajxhan, ku ka kontratë deri në verën e viti të ardhshëm. Partizani ka arritur akordin personal me lojtarin, i cili është një preferencë e trajnerit Zekiç. Të dy njihen në kohën kur ishin pjesë e Osijekut në Kroaci.

Megjithatë, firma me Todoroskin duket larg për shkak se ai nuk po arrin të lirohet nga kontrata me klubin azer. Pavarësisht akordit, mbrojtësi dhe Partizani duket se kanë para një pengesë serioze.

Nga ana tjetër, pezull është edhe e ardhmja e Hadrojt.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments