Mickael Panos do te jete perforcimi i pare i Vllaznise ne merkaton e janarit. Francezi qe ka tre muaj ne Shkoder, ka bindur plotesisht stafin teknik per vlerat e tij dhe do te jete nje element me shume ne dispozicion te tij per gjysmen e dyte te sezonit.

I lindur me 10 shkurt 1997 ne France, Panos ka luajtur me ekipin e dytë të St Ettiene, dhe me pas ka luajtur edhe në Qipro me skuadrat e Pafos dhe EN Paralimniou.

Ai ka firmosur tashme me Vllaznine dhe pritet vetem hapja e merkator, per t’u federuar dhe per t’u konsideruar zyrtarisht futbollist i Vllaznise. Panos mbremjen e sotme ka dhene nje interviste ekskluzive per gazeten “Shkodra Sport” teksa shprehet shume i lumtur qe do te jete pjese e kuqebluve. Per me shume lexoni te plote intervisten e tij per gazeten tone:


– Me hapjen e merkatos, mund t’iu quajmë futbollist i Vllaznisë?

Po, jam krenar që do jem pjesë e kësaj familjeje të madhe.


– Ju keni gati 3 muaj për të stërvitur me këtë ekip. çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje tek ai?

Ajo që më bëri më shumë përshtypje është pritja shumë e mirë, atmosfera e mirë brenda grupit sepse është shumë e rëndësishme të punosh në një mjedis të mirë.


– Sipas informacioneve që keni, ju keni luajtur në skuadrat e mëparshme edhe si mesfushor qendre, por edhe si mbrojtës i majtë. Cili është pozicioni juaj i preferuar në fushë?

Mendoj se pozicioni im më i mirë në fushë është ai i mesfushorit të qendrës, pozicion 6 ose 8. Më pëlqen të prek topin dhe të marr kontrollin e lojës në dorë.


– Tashmë e njihni edhe futbollin shqiptar. A mund të jetë Vllaznia kampione këtë sezon?

Sigurisht që ne mund të luftojmë për këtë sepse kur fillon diçka që dëshiron gjithmonë të fitosh, ne duhet të luftojmë deri në fund për të qenë kampion.


– E fundit, keni frikë nga konkurrenca?

Jo nuk kam frikë. Nuk jam i emocionuar për ta filluar nga fillimi, por do të bëj më të mirën për skuadrën./SHKODRA-SPORT.COM/