Ka luajtur me disa skuadra ne karrieren e tij, ne mes te te cilave per pak kohe edhe me Vllaznine, por me se shumti ka qene pjese e Partizanit ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Ardit Beqiri, ka analizuar sot në “News 24” kampionatin e Superliges se sivjetme. Nder te tjera ai eshte ndalur edhe tek ecuria e Vllaznise per te cilen ka folur edhe per problemet e shfaqura sezonin e kaluar tek ajo qe i humben edhe titullin kampion.

“Vllaznia, nëse do ta shohim si bëjmë krahasimin, këtë vit ka disavantazhin se ka vlerësim tjetër nga ekipet. Se vjet i gjeti të papërgatitur se askush nuk mendonte se do të kishte këtë ecuri, nuk e njihnin mirë. Mendonin se do të luajë më tepër për mbijetesën, nuk e prisnin.

Problemi që i ndodhi Vllaznisë vjet ishte që kur krijoi diferencën, as ata vetë nuk ishin gati. Ata mblodhën pikët pa presionin për të dalë kampion, pastaj titulli i rëndoi në kurriz dhe Vllaznia la pikë ndeshje pas ndeshje, derisa doli nga loja vjet.

Me pretendime reale për kampion duhet të ketë ekip minimalisht dy herë më të mirë se vjet. Vllaznia luan mirë, bën pikë, por nuk ka rezultatet e vjetshme se kur futesh pretendent, edhe presioni është i tillë”, tha ndër të tjera Beqiri.