Prej dy ditesh ekipi i Terbunit ka zbarkuar ne Puke ku eshte duke zhvilluar fazen pergatitore. Temperaturat e uleta qe mbizoterojne ne kete qytet, e kane ndihmuar stafin teknik qe te rrise ngarkesat stervitore per futbollistet.

Ne dispozicion te trajnerit Elvin Beqiri jane aktualisht 28 lojtare. Nje pjese e mire e tyre jane nga Shkodra dhe duket se ne sezonin e ri kjo skuader bazen do ta kete me lojtare nga ky qytet.

Gazetari sportiv Gani Pema duke analizuar ate se çfare po ndodh tek skuadra e Terbunit, per “Shkodra Sport” eshte shprehur: “Mendoj se skuadra eshte ne rruge te mbare. Ulja ne pankinen e saj e nje emri te njohur si futbollist por edhe si trajner ngaqe ka drejtuar kombetaren U17, ben qe vleresimet per Elvin Beqirin te jene maksimale.

Bashke edhe me Alert Alcanin qe do ta kete ne staf, por edhe me drejtorin teknik Viktor Gjoni, perbejne nje staf shume profesional dhe ne Puke tashme besojne shume.

Kane ardhur disa lojtare cilesore, nje pjese e mire e te cileve jane nga Shkodra dhe besoj se te gjithe ato, por edhe te tjere qe mund te vijne, te krijojne nje ansambel interesant dhe pse jo, Terbuni mos te jete surpriza e kategorise se pare ne sezonin e ri”.

Per me shume, ndiqni te plote intervisten e dhene nga gazetari sportiv Gani Pema per “Shkodra Sport”: