HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPartizani bën lojën, por Vllaznia del me pikë nga “Loro Boriçi”

Partizani bën lojën, por Vllaznia del me pikë nga “Loro Boriçi”

Është mbyllur me barazim pa gola ndeshja mes Vllanzisë dhe Partizanit, ndërsa ishin “të kuqtë” ata që diktuan ritmin e kësaj përballjeje.

Pjesa e parë foli më shumë për skuadrën e Partizanit, që mundën të godisnin portën e kundërshtarit që në minutën e 8’ me Skukën, por më pas u sinjalizua për pozicion jashtë lojë. Më pas nga të dyja skuadrat do të kërkohej rruga drejt rrjetës, por pa sukses, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me barazim pa gola.

Edhe në fraksionin e dytë “të kuqtë” e kryeqytetit do të diktonin ritmin e lojës dhe do të kërkonin në disa raste të gjenin golin, por fati nuk ishte me ta. Nga shkodranët kërkuan të përgjigjeshin, por ishin të pakta rastet kur Alban Hoxha u gjend në situatë të vështirë.

Pas raundit të 30-të Partizani vijon të jetë në vend të katërt me 43 pikë, dy më pak se Kukësi i vendit të tretë, por me “verilindorët” që kanë një ndeshje më pak dhe që do e luajnë sot në orën 20:00, në përballjen ndaj Laçit. Teksa Vllaznia mban vendin e pestë me një pikë më pak se kryeqytetasit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments