Vaznia pret Partizanin në Loro Boriçi në një sfidë që mund të vendosë shumë për skuadrën që do të shkojë në Kupat e Europës. Aktualisht, të kuqtë renditen në vendin e katër me një pikë më shumë se shkodranët të cilët do të kërkojnë ta ndryshojnë këtë klasifikim.

Sakaq, trajnerët Elvis Plori dhe Dritan Mehmeti kanë përzgjedhur edhe formacionin titullar me kuqeblutë që e nisin me treshen sulmuesi Hoxhaj, Latifi dhe Aralica. Ndërkohë, në kampin e kuq, Murataj e nis nga minuta e parë në mesfushë, ndërsa nuk ndryshon sulmi me Stenio Junior, Malën dhe Skukën.

Mbyllet me barazim pa gola pjesa e parë e ndeshjes ne mes Vllaznise dhe Partizanit.

43’-Partizani humbet një super mundësi pranë portës së Zogovic, Rrapaj tenton të godasë portën, por ndërsa nuk ia arrin e dërgon topin te Murataj, por as ky i fundit nuk e dërgon dot topin në rrjetë.

40’-Përplasen Liridon Latifi me Albion Markun, ndalet për pak momente loja, pasi nevojitet ndihma mjekësore.

13′ Vllaznia ka shansin e artë me Adilin, por goditja me kokë e mbrojtësit gjen vetëm rrjetën e jashtme

8′ Partizani gjen golin me anë të Skukës, por në fund aksioni vlerësohet i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje

1′ Starton ndeshja në Loro Boriçi, Vllaznia pret Partizanin

Formacionet zyrtare:

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Bulatovic, Hakaj, Kruja, Krymi, Jonuzi, Hoxhaj, Latifi, Aralica
Trajner: Elvis Plori

Partizani: Hoxha, Marku, Bitri, Belica, Hadroj, Rrapaj, Matondo, Murataj, Mala, Stenio Jr, Skuka
Trajner: Dritan Mehmeti