Partizani e ka nisur shumë mirë kampionatin këtë sezon, ku deri më tani kryeson me 19 pikë, 2 më shumë se Skënderbeu i vendit të dytë.

Mirëpo të kuqtë vuajnë problemin e një sulmuesi pykë që të shënojë që deri më tani ka munguar.

Në këto rrethana, drejtuesit e skuadrës 15 herë kampione të vendit kanë hedhur “sytë” nga Vllaznia, sepse në Shkodër ka “lindur” një bomber.

Bëhet fjalë për Junior, që sikurse raporton “Shkodra News”, drejtuesti e Partizani janë nën vëzhgim të tij.

Merkatoja e janarit është mundësia e vetme për ta veshur lojtarin me fanelqn e kuqe, ndërsa mbetet për t’u parë nëse diçka e tillë do të realizohet./newsport/