...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPartizani është ‘8 ballësh’ ndaj Luftëtarit, shkodrani Erald Çinari shënon ‘poker’

Partizani është ‘8 ballësh’ ndaj Luftëtarit, shkodrani Erald Çinari shënon ‘poker’

Kampionati i çudirave. Partizani, që në 5 javët e fundit kishte regjistruar 5 humbje, i shënon 8 gola Luftëtarit. Protagonist kryesor është Eraldo Çinari, që realizoi 4 gola kundër gjirokastritëve.

Po, po kundër Luftëtarit, që sezonet e fundit i kishte dhënë ngjyra kampionatit shqiptar me futbollin e bukur dhe talentet që nxorri. Ndërsa sot është shndërruar në një tabelë qitjeje.

Pasi pësoi 5 gola nga Tirana javën që shkoi, sot ka pësuar edhe tetë të tjerë. Turpërim për bluzinjtë, që ishin zotuar se do të tregoheshin dinjitozë, por duket se diferencat, sidomos pas pandemisë, janë thelluar edhe më tepër me ekipet e tjera.

FT: PARTIZANI-LUFTËTARI 8-1

Çinari 9′, 16′ , 45+1′, 69′ Broja 30′, Dragoshi 80′ (autogol), Solomon 81′, Cara 90+2′  / Lika 37′ 

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.