Partizani luan me Vllazninë në transfertë për javën e 30 në Superligë. Të shtunë në 16:45, Demat e Mehmetit kanë një detyrë jo të lehtë në “Loro Boriçi”, duke dashur të afrohen te objektivi Evropë.

Eleminimi nga Kupa e Shqipërisë po prej Vllaznisë 8 ditë më parë ka bërë që drejtuesit e Partizanit të marrin masat. Shtypi i shkruar bën me dije se lojtarëve të Partizanit dhe stafit do i mbahet një muaj rrogë, si penalitet për mos arritjen në finale e Kupës dhe barazimin 0-0 me Skënderbeun javën e shkuar në Superligë.

“Xhepa të ftohtë” për reagimin, kjo duket se është motoja te të kuqtë këtë fund-sezoni. Tashme mbetet per t’u pare se si do te ndikoje kjo mase ndeshkimore tek futbollistet te cilet ne fakt nuk e kane te sigurte as arritjen e objektivit te tyre edhe ne kampionat.

Ne rast humbje te shtunen ndaj Vllaznise, pozitat e Partizanit do te rendoheshin dhe tashme mbetet per t’u pare se çfare do te beje skuadra e kuqe per te mos e thelluar edhe me shume krizene saj.