Gjate dites se sotme ka qarkulluar nje lajm “i bujshem” per anetaresimin e ekipit kampion te Shqiperise- Partizanit, ne ECA (Shoqata e Klubeve Europiane). Ka qenë vetë klubi i kuq, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka konfirmuar anëtarësimin, i cili ka ardhur gjatë Asamblesë së Përgjithshme të ECA, të zhvilluar në Gjenevë.

Në këtë shoqatë bëjnë pjesë mbi 200 klube të Europës, midis të cilëve gjigandët e Bajern Mynih, Barcelona, Real Madrid, Mançester Junajtid, Juventus, etj.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Klubi i Futbollit Partizani nga sot është anëtar në ECA (Shoqata e Klubeve Europiane). Konfirmimi i anëtarësimit ka ardhur gjatë Asamblesë së Përgjithshme të ECA, e cila zhvillohet në Gjenevë, Zvicër dhe ku bëjnë pjesë mbi 200 klube të Europës, midis të cilave gjigandët e Bajern Mynih, Barcelona, Real Madrid, Mançester Junajtid, Juventus dhe shumë klube të rëndësishme të kontinentit të vjetër . Kampionët e Shqipërisë tashmë janë pjesë e Shoqatës së Klubeve Europiane, e cila përfaqëson drejtpërsëdrejti klubet e futbollit në nivelin Europian.

Ne fakt, anetaresimi ne kete shoqate nuk eshte ndonje risi. Vllaznia eshte anetare e saj me te drejta te plota qe prej vitit 2012 duke qene i pari klub shqiptar qe anetaresohet ne kete shoqate.

Nderkohe, sot pjese e saj eshte bere edhe klubi i Kukesit dhe per ta konstatuar kete gje mjafton te klikoni ne faqen e ECA qe e konfirmon kete fakt.