Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPartizani 'mund' borën dhe Skënderbeun

Partizani ‘mund’ borën dhe Skënderbeun

Partizani ka marrë një fitore me shumë vlera në Korçë, përballë vendasve të Skënderbeut. Një fitore që vlen shumë edhe për terrenin e vështirë që ishte në fushën e juglindorëve duke qenë se ajo ishte e mbuluar nga bora.

Megjithatë, kur mendohej që vendasit të ishin ata që do të përshtateshin më shpejt me fushën, ndodhi e kundërta.Të kuqtë shënuan dy herë brenda shtatë minutave falë realizimeve të Bardhit dhe Solomon.

Me avantazhin e të kuqve 0-2 u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që në fraksionin e dytë, vendasit hapën lojën falën golit të Mensah në minutën e 66.

Por, sërish me gjithë përpjekjet e bardhekuqve, takimi e kishte fatin të paracaktuar dhe të kuqtë morën tre pikët e plota pas barazimit ndaj Apolonisë javën e kaluar dhe tashmë ngjiten sërish të dytët, ndërsa korçarët parakalohen nga Apolonia dhe gjenden në vendin e fundit të klasifikimit. /VipSport.al/

Skënderbeu-Partizani 1-2

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments