Partizani ka fituar në transfertë përballë Dinamos, ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të “Abissnet Superiore”. Derbi që u zhvillua në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 0-2.
Golin e parë për të kuqtë e shënoi mbrojtësi Martinez, në minutën e 38-të të sfidës. Ndërkohë që për të vulosur sfidën, mendoi mesfushori Doumbia, në minutën e 51-të.
Kështu, Partizani i Oltijon Kërnajës i rrëmben Dinamos vendin e katërt dhe shkon në kuotën e 42 pikëve. Në krahun tjetër me 39 pikë, dinamovitët zbresin në vendin e 5-të.
Dinamo 0 – 2 Partizani
(Martinez 38′, Doumbia 50′)


