Partizani do të luajë ndeshjen e radhës në Superligë ndaj Vllaznisë në transfertë. Pas humbjes përballë Teutës ditën e djeshme kampionët kërkojnë rikthimin te fitorja pas kanë 3 ndeshje që nuk marrin 3 pikë.
Në këtë takim prezent do të jenë edhe tifozët “Ultras Guerrils” që edhe pse janë të pakënaqur me ecurinë e skuadrës prapë janë në mbështetje të saj.
Në faqen zyrtare të tyre ata kanë konfirmuar pjesëmarrajen në “Loro Boriçi” dhe në foton e postuar shkruajnë se do të jenë në stadium vetëm për fanelën e Partizanit.
Një mesazh i qartë edhe për lojtarët që duhet të gjejnë rrugën e fitores për të mos agravuar edhe më shumë situatën. Por nderkohe ende nuk dihet nese tifozet shkodrane do te bejne te njejten gje apo jo per te qene ne stadium dhe per te mbeshtetur Vllaznine./newsport/