Partizani dhe Laçi kanë ndarë pikët në një barazim 1-1 në sfidën e luajtur mbrëmjen e sotmë në “Air Albania”. Ishte një sfidë e luajtur mes tensionit ku të dyja ekipet e kërkuan me ngulm fitore, për në fund morën nga një pikë. Ishin kurbinasit që kaluan të parët në avantazh me Shehun që u tregua i saktë nga pika e penalltisë.

Gjithsesi fundi i pjesës së parë ishte mjaft i tensionuar pasi të dyja skuadrat luftuan shumë në mesfushë. Me fillimin e pjesës së dytë, Daja hodhi në fushë Kaçen.

Hyrja e mesfushorit i dha fytyrë të re Partizanit që kërkoi me ngulm golin e barazimit, për ta gjetur atë në minutën e 79-të me Tedi Carën.

Por nuk kishte më kohë, Partizani nuk arrin të ruajë vazhdimësinë, ndërsa Laçi bën një paraqitje mjaft dinjitoze në këtë sfidë duke rrezikuar dhe ta fitojë ndeshjen.

FT| PARTIZANI-LAÇI 1-1

Tedi Cara 79’/ Shehu 34′