Ka përfunduar në “Niko Dovana” sfida mes Teutës dhe Partizanit. Të kuqtë morën një fitore të rëndësishme me rezultatin e pastë 0-2. Kështu ekipi i Colellës hedh një hap të sigurtë për të qenë në krye të renditjes pas 27 javëve kampionat.

Partizani e dominoi krejt takimin duke krijuar volum loje dhe raste. Golin e parë e shënoi Mba në minutën e 10. Sulmuesi shënoi me kokë pas një krosi nga goditja e dënimit. Teuta u përpoq të barazonte dhe kishte disa raste të befta por pa shqetësim për portën e Rexhepit.

Në të dytën Colella bëri disa ndërrime të cilat dhanë fryte. Ishte pikërisht i sapofuturi Ëngjëll Hoti i cili shënoi në të 82-tën pas një kundërsulmi të të kuqve. Me këtë fitore Partizani shkon në kuotëne 47 pikëve në vendin e parë dhe pret e qetë ndeshjen e Tiranës nesër ndaj Erzenit. Ndërsa Teuta mbetet në vendin e 7 me 34 pikë dhe bëhet kështu 4 javë pa fitore.

Teuta (3-5-2): Qirko; Jazxhi, Kotobelli, Kouros; Marku, Kallaku, Beqja, E. Vila, Gjinollari; Gruda, L.Vila. Trajner: Edi Martini

Partizani (3-5-2): Rexhepi; Sota, Menich, Preka; Selmani, Murataj, Matondo, Rrapaj, Hadroj; Da Silva, Mba. Trajner: Giovanni Colella