Boksieri shkodran Nelson Hysa arrin nje tjeter sukses ne boksin profesionist. Pas titullit te Federates UBO te fituar pak dite me pare ne Tirane, pasditen e sotme ka marre nje tjeter gjerdan, ate te Federates UBF.

Ne ndeshjen e zhvilluar ne kryeqytetin e Malit te Zi, Podgorice, Hysa ka patur perballe boksierin nga Kolumbia Juan Camilo Novoa. Ka qene nje aktivitet shume i rendesishem ku njekohesisht eshte dhene edhe nje titull shume i rendesishem i boksit profesionist.

E Hyses ka qene ndeshja e parafundit e ketij organizimi dhe ne fakt eshte zhvillluar nje perballje shume e forte deri ne raundin e trete. Kuptohet qe epersia ka qene thuajse gjate gjithe kohes ne anen e shkodranit, por ai eshte vene edhe ne veshtiresi nga kundershtari dhe madje ne nje moment ka marre edhe nje goditje te forte ne fytyre teksa i ka sjelle edhe nje demtim atij.

Megjithate Nelsoni jo vetem qe e ka vazhduar ndeshjen por me nje goditje shume te forte ne raundin e trete, ka arritur ta hedhe nokaut kolumbianin Juan Camilo Novoa dhe ketu ndeshja eshte nderprere duke rregjistruar ne kete menyre fitoren e tij.

Pas ketij momenti, eshte zhvilluar edhe ceremonia e dorezimit te gjerdanit te Federates UBF, e cila njihet si nder me te rendesishmet e boksit profesionist. I pranishem ne ring ne ato momente ka qene edhe trajneri Zef Gjoni, por edhe promotori i Nelson Hyses, pikerisht Briget Seitaj, i cili ka meriten e jashtezakonshme per mbeshtetjen dhe mundesine qe po i jep ketij boksieri per te konkurruar ne te tilla nivele.

Fitorja e sotme ka qene e teta per Nelson Hysen ne boksin profesionist, ne po kaq ndeshje te zhvilluara, nga te cilat eshte e gjashta qe fiton me nokaut. Nderkohe tashme mbetet per t’u pare se ne cilin vend do te ngjitet ne ranglisten boterore teksa para kesaj sfide ka mbajtur vendin e 153-te ne bote.
Gjergj KOLA