HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPartizani ofertë Rexhinaldos, sulmuesi injoron të kuqtë

Partizani ofertë Rexhinaldos, sulmuesi injoron të kuqtë

Partizani po synon një skuadër më të fortë se ajo e sezonit të kaluar duke nisur me transferimin e ish-sulmuesit të Laçit dhe Kukësit Reginaldo Faite.

Burime për Newsport.al bëjnë me dije se zyrtarët e kampionëve të Shqipërisë i kanë kontaktuar “Këpucës së Artë” të sezonit 2018-2019 për të nisur bisedimet mes palëve.

Deri tani, afrikani nuk ka denjuar të kthejë përgjigje duke lënë në pritje drejtuesit e Partizanit. Lojtari ishte objektiv kryesor i të kuqve edhe gjatë janarit duke tentuar të shfrytëzonin atmosferën e nderë që u krijua midis Reginaldos dhe klubit për rendimentin e golave dhe konkurencën me Vasil Shkurtajn, por presidenti i Kukësit Safet Gjici i mbylli derën rivalëve.

Me kontratën e mbyllur me nënkampionët e Shqipërisë, e ardhmja e Reginaldos është e hapur. Megjithate shanset qe ai te qendroje serish ne Shqiperi, jane shume te pakta per vete problemet qe ka patur ai, fillimisht tek Laçi dhe se fundmi tek Kukesi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments