Turqia ka ardhur ne Shkoder me objektivin e qarte per te fituar ndaj Shqiperise dhe per t’i nisur mbare eliminatoret e “Euro 2020”. Kete gje e ka deklaruar edhe trajneri i saj Senol Gynesh ne konferencen e shtypit te zhvilluar pasditen e sotme ne “Loro Boriçi”.

NDESHJA – “Është një ndeshje për t’u fituar. Të dy skuadrat e njohin njëra-tjetrën. Ne i njohim ata, ata na njohin ne. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por duam t’i fitojmë të gjitha.

Në grupin tonë të gjithë duan të fitojnë, ndaj nuk mund të mos mendoj për 3 pikët. Djemtë janë të motivuar.”

KOMBËTARJA – “Përçarje në kombëtare? Jo, aspak! Në klube sigurisht që ka, por në kombëtare diçka e tillë nuk ekziston.”

Pavaresisht deklaratave, do te jete fusha e lojes ajo qe do te vendose se kush do te fitoje neser ne oren 20.45 ne stadiumin “Loro Boriçi”, ne perballjen mes ketyre dy ekipeve.