HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPartizani rikthehet te fitorja, mund në shtëpi Bylisin dhe nuk lejon Tiranën...

Partizani rikthehet te fitorja, mund në shtëpi Bylisin dhe nuk lejon Tiranën t’i shkëputet

Partizani është rikthyer sërish te fitorja duke mundur në shtëpi Bylisin me rezultatin 2-1, sfidë e vlefshme për javën e 30-të të Superiores.

“Demat” e nisën mjaft mirë këtë takim, duke kaluar në avantazh në minutën e 18’ me një gol fantastik nga Rrapaj.

Baraspesha erdhi në minutën e 34’ me Eskuerdinjën, duke e mbyllur pjesën e parë pa fitues.

Në pjesën e dytë, Da Silva nuk gaboi nga pika e bardhë në minutën e 55’, duke kaluar sërish në avantazh të kuqtë.

Kështu Partizani vazhdon të qëndrojë në vendin e dytë, 5 pikë larg Tiranës kryesues, ndërsa Bylisi nuk del ende nga lufta për mbijetesë duke u renditur në vendin e parafundit.

REZULTATI:

PARTIZANI 2-1 BYLIS

Rrapaj 18′, Da Silva (P) 55′ / Eskuerdinja 34′

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments