Situata tek Partizani nuk duket dhe aq e mire pas deshtimit ne marrjen e titullit kampion. Disa prej lojtareve qe e mbyllen sezonin e fundit tashme jane larguar, te tjere po pritet te shiten, por ka edhe disa qe duan te largohen sepse nuk e shohim mire veten tek kjo skuader.

Deri tani të konfirmuar jane Atanaskoski, Zekolli dhe Mikuliç, teksa në dyshim mbeten emra si Sota apo Rrapaj e Maget, që mund të shiten në këtë verë. Por lista e lojtarëve që mund të largohen është edhe më e zgjeruar.

Por nga ana tjeter ka edhe lojtare te tjere qe mund te largohen. Njeri prej tyre eshte mesfushori Adnand Mehmeti i cili me Shehin trajner i ka patur minutat e numeruara dhe per kete arsye ai pritet te ulet ne bisedime me drejtuesit, per te gjetur mundesin e largimit nga skuadra gjate kesaj vere.

Perpos tij, jane edhe Mensah, Keko dhe Emiliano Vila te cilet mund te jene te larguarit e rradhes nga te kuqte qe ne kete menyre drejtuesit e Partizanit do te jene te detyruar te nderhyjne ne merkato sepse kane nevoje per shume perforcime per skuadren e sezonit te ri.