Abaz Karakaçi është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm te Kastrioti në këtë sezon futbollistik. Mesfushori që luan sezonin e tretë radhazi në Krujë, ka folur për ndeshjen e fundit me Tiranën, teksa u shpreh se tashmë Kastrioti shikon për më lart në renditje.

“Kastrioti shikon për më lart. Tani në ndeshjen e fundit, ne i prishëm festën Tiranës. Ne gjithmonë kemi pasur rivalitet me Tiranën edhe gjatë ndeshjeve të tjera dhe shkuam me objektiv që mos ta linim Tiranën të gëzonte me ne.

Të gjitha ndeshjet i kemi hakmarrje me Tiranën, kështu që ne vetëm detyrën kemi bërë. Gjithashtu, i kemi bërë nder edhe Laçit, edhe ekipeve të tjera”,-tha gjatë prononcimit të tij, mesfushori i Kastriotit, Abaz Karakaçi.

Kastrioti ndërkohë ndeshjen e rradhës do ta luajë ndaj Egnatias në Kamëz pikërisht të shtunën në orën 16.45 ndaj Egnatias dhe do të synojë një tjetër fitore për të arritur përfundimisht objektivin e saj.
Maringlen ZHIVANI