Xhevahir Sukaj nuk do të jetë më pjesë e Partizanit në gjysmën e dytë të sezonit dhe një gjë e tillë tashmë është e ditur nga të gjithë. Sulmuesi i të kuqve e ka shprehur hapur dëshirën për të veshur fanellën e Vllaznisë, që nuk po kalon një moment të mirë në kampionat dhe ka nevojë për një sulmues cilësor siç është Sukaj. Por, zyrtarizimi i Sukajt po vonon dhe shkak për këtë është bërë dëshira e Partizanit për të pasur në përbërje Eraldo Çinarin.

Mesfushori ka pasur oferta edhe nga disa skuadra të tjera të Superiores, por kryeqytetasit janë favoritë duke qenë se po luajnë me kartonin e Sukajt, por edhe të Gëzim Krasniqit, mbrojtësit shtatlartë që po kërkohet me ngulm nga trajneri Ernest Gjoka. Kështu që gjasat janë të mëdha që rrokada të kryhet menjëherë sapo të hapet merkato e janarit.EDS