Ndeshja e sotme është një udhëkryq për të dyja skuadrat, apo siç mund ta themi ndryshe, prova e së vërtetës. Për Partizanin diskutohet kualifikimi në kompeticionet europiane dhe në rast se humb sot dhe Kukësi e fiton ndeshjen me Laçin, diferenca me verilindorët shkon 12 pikë dhe ajo me Vllazninë, 8 pikë dhe për skuadrën e Mehmetit, kualifikimi në kompeticionet europiane nuk do të jetë më një mision, por ndoshta një ëndërr.

Ndërkohë, për Vllazninë e njëjta situatë është për garën për titullin. Gurishta dhe Hakaj së fundmi e kanë treguar qartë se nuk dorëzohen për titullin kampion, por nëse Tirana me Kastriotin fitojnë dhe shkodranët munden, diferenca shkon 16 pikë dhe vendi i parë nuk do të mund të shihet as me dylbi, ndoshta vetëm me teleskop. Pra, edhe për shkodranët titulli shndërrohet në një ëndërr.

PARTIZANI – VLLAZNIA 0-0

KOMENTI LIVE:

3′ Ndeshja nis e qetë me të dyja skuadrat që qarkullojnë topin në mesfushë duke studiuar njëra-tjetrën në këto minuta të para!

1′ Starton supersfida në “Air Albania”

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Marku, Bitri, Hadroj, Murataj, Liço, Kallaku, Mala, Stenio Zhunior, Skuka.

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Dianje, Adili, Hakaj, Bulatoviç, Krymi, Jonzi, Latifi, Da Silva, Gjurgjeviç.