HomeBASKETBOLLPas 10 fitoresh rradhazi, vjen humbja e parë për të rinjtë e...

Pas 10 fitoresh rradhazi, vjen humbja e parë për të rinjtë e Vllaznisë

Pas 10 fitoresh rradhazhi, ka ardhur momenti qe basketbollistet e rinj te Vllaznise te ndalen. Pasditen e sotme ato kane pesuar humbjen e pare ne kampionat, pikerisht ndaj rivalit kryesor te tyre, ekipit te Kamza Basket.

Ka ndodhur keshtu ne ndeshjen e luajtur pasditen e se dieles ne sallen sportive te Kamzes teksa ekipi vendas ka luajtur me mire, ka kontrolluar gjithçka dhe ne fund ka fituar me rezultatin 73-56.

Ne fakt duket paksa e palogjikshme qe Vllaznia te shenoje kaq pak pike por duhet thene se nje nga shkaqet kryesore pse ka ndodhur keshtu, ka patur te beje me faktin se lojtari kryesor i saj Elian Memçaj vertete ka qene ne fushe, por nuk ka qene ne gjendje te jape me te miren ngaqe ka luajtur shume minuta dje ne ndeshje me ekipin e te rriturve ndaj Barleti Eagles.

Me humbjen e sotme Vllaznia U18 mbetet ne vendin e dyte te renditjes, duke qene nje pike larg Kamzes, megjithate deri ne fund te kampionatit pritet te kete nje rivalitet shume te forte per titullin kampion.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments